Mbahet sot Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Osmani përfaqëson Kosovën

Brukseli sot do të mbledhë në një samit liderët e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor.
Gjatë këtij takimi është paraparë që të ketë takime lidhur me bashkëpunimin politik dhe ekonomik mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.
Republika e Kosovës do të përfaqësohet nga presidentja Osmani.
“Temë kryesore e Samitit pritet të jetë zgjerimi i BE-së me përfshirjen e Ballkanit Perëndimor, si edhe do të trajtohen në veçanti: Plani i rritjes për Ballkanin Perëndimor, Plani ekonomik dhe i investimeve, Agjenda e gjelbër dhe Digjitale për Ballkanin Perëndimor, si dhe fusha të tjera si Politika e përbashkët e jashtme dhe e sigurisë, Luftimi i kërcënimeve hibride dhe kibernetike dhe migracioni”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Kosovës.
Takimet janë paraparë të nisin në orën 17:30, ndërsa pas një konference për media në orën 19:30, do të ketë edhe një darkë pune të liderëve, që pritet të nisë në orën 20:30.