17:21 / E Hënë, 02 Gusht 2021 / AR

Mbahet takimi i grupit ndërministror për të arriturat e zbatimit të Strategjisë për Vetëqeverisje Lokale 2016 – 2026

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal e mbështetur nga misioni i OSCE-së në Kosovë, mbajti takimin e grupit ndërministror për të arriturat e zbatimit të Strategjisë për Vetëqeverisje Lokale 2016 – 2026.

Në kuadër të këtij takimi u prezantuan të arriturat e zbatimit të Strategjisë për periudhën e vitit 2020, sfidat e zbatimit, si dhe orientimet e së ardhmes.

May be an image of 4 people, people standing and indoor

Në takim përveç MAPL-së, morën pjesë: përfaqësues nga ZKM, përfaqësues nga ministritë e linjës, komunat, organizatat e shoqërisë civile dhe përfaqësues nga OSCE.

Si konkluzion nga takimi doli që të vazhdohet më tutje procesi i implementimit të aktiviteteve të dala nga strategjia, të intensifikohet koordinimi me institucionet relevante për zbatimin e aktiviteteve, si dhe të ndryshohet plani i strategjisë për tri vitet e ardhshme 2022-2025.

May be an image of 4 people, people sitting and indoor
May be an image of 4 people and indoor
May be an image of 4 people, people standing and indoor