Ambasadorët e Quintit në takimin koordinues për dialog, LDK dhe VV vazhdojnë ta injorojnë
Përmes një komunikate për media, bëhet e ditur se sot kryeparlamentari Kadri Veseli do ta mbajë takimin e radhës koordinues për Dialogun Kosovë-Serbi.
Të ftuar në këtë takim do të jenë edhe Presidenti Hashim Thaçi, Kryeministri Ramush Haradinaj, Ekipi Negociator, përfaqësuesit e grupeve parlamentare nga opozita, LDK dhe VV, ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe përfaqësues të Zyrës së BE-së në Kosovë.
Takimi do të mbahet në objektin e Kuvendit së Kosovës, ndërsa do të nis në orën 10:00.
Ndryshe, LDK dhe VV vazhdojnë të kundërshtojnë pjesëmarrjen në dialog.
Dy partitë opozitare kanë bojkotuar takimin e djeshëm, si dhe punën e Kuvendit kur ka qenë fjala për të votuar politikat e pushtetit, siç ishte rasti me buxhetin./Indeksonline/
