Mbahet takimi me raportuesit e Komisionit të Venedikut, për Projektligjin për Tubime Publike

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri së bashku me dy ministrat, Agim Veliu dhe Selim Selimi kanë zhvilluar një takim me raportuesit e Venedikut.
Në këtë takim u diskutua për Projektligjin për Tubimet Publike, transmeton Indeksonline.
Tahiri tha se në këtë takim theksoi se Qeveria e Kosovës është përkushtuar që reformat shtetërore janë të standardi dhe cilësie të lartë juridike.
Postimi i plotë i Besnik Tahirit për këtë takim:
ë bashku me Ministrin e Punëve të Brendshme, z. Agim Veliu, Ministrin e Drejtësisë, z. Selim Selimi, me Drejtorin e Zyrës Ligjore në ZKM, z. Mentor Borovci dhe me bashkëpunëtorë të tjerë, sot zhvilluam një takim të rëndësishëm me raportuesit e Komisionit të Venedikut, ku u diskutua për Projektligjin për Tubimet Publike.
Në këtë takim theksova se si qeveri jemi të përkushtuar që reformat shtetërore dhe projektligjet e përgatitura do të jenë të një standardi dhe cilësie të lartë juridike. Bashkëpunimi i vazhdueshëm me Komisionin e Venedikut si dhe me mekanizmat e tjerë është mënyra më e mirë për të siguruar që projektligjet tona janë në harmoni me standardet më të larta juridike.