07:29 / E Enjte, 20 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Mbahet tryeza ‘Promovimi i Grave në Ndërmarrësi dhe Vendimmarrje’

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizon tryezën e radhës të titulluar “Promovimi i Grave në Ndërmarrësi dhe Vendimmarrje”.

Diskutimi do të hapet me fjalë hyrëse nga Florije Xhemajli, Menaxhere e Projektit, Fondacioni Jahjaga, dhe Ardiana Bunjaku, Thesariste e Bordit të Guvernatorëve të Odës Amerikane.

Ndërsa Atifete Jahjaga, Presidentja e katërt e Republikës së Kosovës, dhe Lisa Magno, Shefja e Misionit të USAID në Kosovë do të adresojnë audiencën në cilësinë e folëseve kryesore. (Salla e Konferencave të Odës Amerikane, ora 9:45)