75 Mall Live Search
08:51 / E Diele, 24 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Mbahet turneu ndërkombëtar i mundjes “Adem Jashari”, Kosova e para

Dje në Han të Elezit është mbajtur Turneu i XII ndërkombëtar Adem Jashari.

Palestra në Han të Elezit ishte e vogël për ti zënë të interesuarit për përcjelljen e këtij evenimenti.

Në këtë turnir morën pjesë 70 mundës nga gjashte shtete, ku Alban Sopa nga Kosova u shpall mundësi më i mirë i turnirit, Eriglent Prizreni nga Shqiperia u shpall tekniku më i mirë, ndërsa Minir Rexhepi nga Maqedonia u shpall mundësi më i mirë nga shtetet mysafire të këtij turniri.

Në plasmanin ekipor vendin e parë e zuri Kosova , e dyta ishte Maqedonia dhe e treta u rendit Shqiperia./Indeksonline/