75 Mall Live Search
21:19 / E Mërkurë, 02 Mars 2022 / SH F

“Mbahu Rusi”, serbët sërish me tubim mbështetës për Putinin në Mal të Zi

Një tubim në mbështetje të Rusisë është mbajtur sonte në kryeqytetin malazez, Podgoricë.

Qytetarët serbë të Malit të Zi i kanë dhënë mbështetje agresionit rus në Ukrainë para ndërtesës së Kuvendit të Malit të Zi.

Të tubuarit mbanin pankartën me shkrime pro-ruse të tilla si “I lutemi Zotit dhe mbahu Rusi”, raporton rtcg.

Theksojmë se të hënën një tubim i njëjtë mbështetës është mbajtur në Nikshiq.

“Nacionalistët serbë në Mal të Zi mbështetin Rusinë”, kishte raportuar agjencia e lajmeve reuters.

Ndryshe, Mali i Zi ishte në mesin e 141 shteteve të OKB-së që kanë votuar pro dënimit të agresionit serb në Ukrainë.