75 Mall Live Search
09:27 / E Premte, 29 Nëntor 2024 / G T

“Mbajeni mend”, Carlo Ancelotti me mesazh për tifozët: Ne do jemi në finale të Mynihut!

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka dhënë një intervistë për El Larguero ku ka folur për mundësitë që ka skuadra e tij në UEFA Champions League këtë edicion.

Real Madridi pësoi një tjetër humbje në Ligën e Kampionëve, ku gjatë kësaj jave u mposht në “Anfield” ndaj Liverpoolit, shkruan Indeksonline

Megjithatë, trajneri italian beson se skuadra e tij spanjolle do të shkojë deri në finale.

“Mbajeni mend, ky Real Madridi, do të shkojë deri në finale të Ligës së Kampionëve në Mynih. Ne do të jemi atje”, ishte mesazhi i Carlo Ancelottit

Real Madridi në Ligën e Kampionëve është në pozitën e 24-të me gjashtë pikër të grumbulluara në pesë ndeshje./Indeksonline/