75 Mall Live Search
12:37 / E Diele, 08 Shtator 2024 / LB

“Mbajeni mend”/ Rama bën parashikimin për zgjedhjet parlamentare: PD zor se…

Kryesocialisti Edi Rama i është drejtuar me një mesazh deputetëve në asamblenë e PS.

Ndër të tjera, ai ka thënë se në zgjedhjet e ardhshme PD do ta ketë vështirë të marrë më shumë mandate se në 1997.

Rama: Në zgjedhjet e ardhshme PD zor se do të marrë më shumë mandate se në 1997. Mbajeni mend. I vetmi ndryshim është se atëherë e gjithë Shqipëria ishte në humnerën ku ra ajo parti, ndërsa këtë herë humnera është destinacion ekskluziv vetëm i asaj partie. Disa thonë se Shqipëria sot është vend pa të ardhme dhe pa mundësi për të mbajtur frymën gjallë. Pa të ardhme dhe me borxhe Shqipëria ishte kur populli i largoi ata që e thonin.

PD në 1997 ka marrë 336.167 vota dhe 25 mandate përballë 690.003 votave dhe 101 mandateve të Partisë Socialiste./Tch