75 Mall Live Search
08:29 / E Enjte, 06 Qershor 2024 / G T

“Mbajtëm portën e pastër”, trajneri i Norvegjisë pas fitores ndaj Kosovës

Kombëtarja e Norvegjisë shënoi fitore të thellë ndaj Kosovës në miqësoren e zhvilluar në Oslo me rezultatin 3:0.

Trajneri, Stale Solbakken u shpreh tejet i lumtur me paraqitjen e ekipit të tij kundër “Dardanëve”, shkruan Indeksonline

“Dëshiruam shumë ta fitonim këtë ndeshje dhe ta ruanim portën e pastër. Por nuk mendoj se ishim aq të mirë në sulm. U bë mirë, por jo shumë mirë”, u shpreh Stale

Golat në këtë ndeshje i shënoi sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland.

Kujtojmë që te Kosova askush nuk pranoi të fliste pas ndeshjes, duke e “mbyllur” gojën edhe pse ishte thjeshtë një ndeshje miqësore./Indeksonline/