75 Mall Live Search
10:51 / E Premte, 16 Shkurt 2024 / G T

Mbajtën takim me “video call” dhe vendosën shkarkimin e Jurgen Klinsmann-it

Kombëtarja e Koresë së Jugut ka mbetur pa trajner, pasi shkarkuan nga detyra gjermanin, Jurgen Klinsmann.

Federata e Futbollit të Koresë së Jugut mbajti një mbledhje urgjente me “video call” dhe vendosen ta shkarkonin trajnerin, shkruan Indeksonline

“Për arsye të ndryshme, trajneri Klinsmann nuk do ta ushtrojë më detyrën si trajner te ekipi kombëtar dhe duhet të zëvendësohet”, tha Hëangbo

Klinsmann, i cili e fitoi Kupën e Botës gjatë vitit 1990, ka qenë trajner i Bayern Munich, Kombëtares së Gjermanisë dhe Amerikës.

Ai mori drejtimin e Koresë së Jugut vitin e kaluar duke zëvendësuar Paulo Bento./Indeksonline/