75 Mall Live Search
23:12 / E Enjte, 08 Prill 2021 / A. A

Mbajtësi i topave nuk përmbahet, godet futbollistin e Romës me top

Roma fitoi me përmbysje kundër Ajaxit në çerekfinalen e parë të Ligës së Evropës.

Holandezët ishin në epërsi me golin e Davy Klaasen, por Roma u rikthye në pjesën e dytë duke fituar ndeshjen me dy gola të Pellegrinit dhe Ibanez.

Një moment komik ndodhi në çastet e fundit, kur Calafiori i Romës nuk ngutej për të ekzekutuar rivënjen ansësore.

Një nga mbajtësit e topave të Ajaxit e goditi në trup. Calafiori u ndëshkua me karton të verdhë.

/Indeksonline/