75 Mall Live Search
22:50 / E Mërkurë, 11 Mars 2020 / indeksADMonline

Mbajti maskën 16 orë, infermieres italiane i bëhet fytyra e gjitha me shenja

Koronavirusi për momentin është frika më e madhe.

OBSH sot shpalli gjendje pandemike, teksa edhe Qeveria e Kosovës ndërmori shumë masa parandaluese në mënyrë që të qëndrojmë sa më larg këtij virusi.

Italia është një ndër vendet që e ka pësuar më së shumti nga ky virus.

Një infermiere është bërë figurë e njohur në internet, pasi ajo mbajti një  maskë mbrojtëse për 16 orë radhazi në fytyrë, shkruan Indeksonline.

Përpos ndihmës që iu ofroi të infektuarve, infermierja e pësoi me shenja në fytyrë përdorimin e orëve të gjata të kësaj maske./Indeksonline/