Mbajtja e “Giro d’Italia”/ PS-ja në Vlorë kërkon shtyrjen e orarit të votimit

Në Vlorë, te pallati i sporteve ka nisur rreth një orë më parë procesi i shpërndarjes, ndërsa në KZAZ 85 ende nuk ka nisur shpërndarja.
Në rastet e vonesave ka qenë për shkak të komisionerëve nga radhët e PD. Vetëm KZAZ të Bashkisë së Vlorës kanë pasur vonesa, shkruan abcnews.
Në lidhje me “Giro D’Italia”, që do të mbajë ditën e nesërme etapën e fundit në këtë qytet, PS-ja ka kërkuar shtyrjen e orarit të votimit ndërkohë që PD ka qenë kundër.
3.7 milionë shtetas shqiptarë do t’i drejtohen të dielën kutive të votimit për të zgjedhur 140 përfaqesuesit e tyre në Parlament.
Për herë të parë voton edhe diaspora, me 245 935 emigrantë shqiptarë të regjistruar, po ku problematikat nuk kanë munguar në postimin apo kthimin e zarfave të emigrantëve, kryesisht në Greqi.
Në garë janë 11 subjekte apo koalicione politike, ku çdo subjekt garon me 186 kandidate në listen e votimit, 46 prej të cilëve janë në listën e sigurt.