75 Mall Live Search
11:05 / E Premte, 01 Gusht 2025 / L K

Mban burg për shkak të një shqiptareje, Robinho hap biznes brenda qelive

Ish-futbollisti Robinho, i cili së fundmi përfundoi vitin e tij të parë në burg në Tremembé (Brazil), nuk ka humbur kohë në statusin e tij të ri si i burgosur.

Në moshën 41 vjeçe, braziliani, ish-lojtar i Santos, City, Milan dhe Madrid, u dënua me 9 vjet burg për përdhunimin në grup të një shtetaseje shqiptare në Itali në vitin 2013 në një klub nate në Milano, një dënim që ai e ka mohuar gjithmonë, por dënimin e të cilit nuk ka mundur ta shmangte.

Hakeri Walter Delgatti, i cili ndan të njëjtin burg me ish-futbollistin (8 vjet e 3 muaj burgim për hakimin e sistemeve të Këshillit Kombëtar të Drejtësisë), u ka thënë anëtarëve të ndryshëm rreth instalimit se do të hapë një kompani bastesh me Robinhon, sapo të dytë të lirohen nga burgu, duke përfituar nga fama e njërit dhe mençuria teknologjike e tjetrit

Ish-futbollisti po mbahet në një qeli 8 metra katrorë me një të burgosur tjetër, 22 vjeç.

Ish-lojtari vizitohet shpesh në Tremembé nga gruaja dhe tre fëmijët e tij, veçanërisht djali i tij më i madh, Robson Jr., 17 vjeç, i cili ka debutuar tashmë me Santos./Indeksonline/