Mbani larg medikamentet përmes ushtrimeve
Ushtrimet fizike janë një element i rëndësishëm për trupin e njeriut, e shpesh njerëzit që vuajnë nga presioni i gjakut si zgjidhje shihet përdorimi i medikamenteve.
Mirëpo kjo gjë mund të ndryshojë. Bëni për tridhjetë minuta ushtrime në mëngjes që kanë efektin e njëjtë me ilaçet për uljen e presionit të gjakut, dhe mbajtjen e tij të reduktuar për pjesën tjetër të ditës.
Shkencëtarët në Australi zbuluan se një stërvitje e shkurtër, në këtë rast një ecje me intensitet të moderuar, potencialisht mund të zëvendësonte nevojën për ilaçe në disa pacientë.
Fondacioni britanik Heart mirëpriti hulumtimin, i cili është premtues në veçanti në lidhje me presionin e gjakut sistolik, tensioni në enët e gjakut kur ka rrahje të zemrës.