21:54 / E Premte, 01 Mars 2019 / indeksADMonline

Mbani mend këngët e vjetra të Tunës? Ajo po rikthehet me këngë të ngjashme në album

Dikur të gjithë kënaqeshim nën ritmin e këngëve të saj. Madje shpesh herë edhe sot kthehemi pas tek hitet e dikurshme që krijonte ajo.

Është pikërisht Tuna, emri i së cilës viteve të fundit më shumë u përmend për jetën private se sa për këngët që lansonte.

Kishte ndryshuar krejtësisht ritmin e këngëve, kësisoj u shndërrua në një këngëtare më shumë e krijimeve të këngëve që kishin më shumë muzikë e që më tepër dëgjoheni në club-e.

Por tani ajo vendosi të kthehet në Tunën e vjetër, në atë të ‘Biletës, Dyshemesë, Valixheve, S’ka më diktaturë’ e shumë këngëve që asnjëherë nuk do të shuhen.

Në albumin që do ta publikojë me 8 mars në Maqedoni, Tuna bashkëpunoi me Aida dhe Armend Rexhepagiqin, dy personazhe që gjithnjë lënë shenjë në krijimet muzikore, transmeton Indeksonline.

Ky album përmban shtatë këngë dhe ka vetëm dy bashkëpunime, një me Armendin dhe tjetri me Yll Limanin, një prej miqve më të afërm të saj.

Deri më 8 mars, kujtoni këngët e kaluara të vlefshme të Tunës./Indeksonline/