75 Mall Live Search
23:15 / E Martë, 07 Maj 2019 / indeksADMonline

Mbani një manikyr të bukur në bazë të stilit tuaj të preferuar

Të thjeshta por elegante

Nëse ju pëlqen të lyeni thonjtë me manikyr por gjithsesi preferoni të mbani një pamje të thjeshtë atëherë ajo që bën për ju është thjeshtësia dhe eleganca. Kështu në këtë rast këshilla është të kombinoni ngjyrat në mënyrën e duhur dhe nëse dëshironi mund të shtoni ndonjë detaj të vogël dhe të thjeshtë.

 Nëse jeni një tip që dëshironi perfeksion

Në të vërtet jeni një tip të cilat dëshironi të keni çdo gjë në perfeksion edhe kur bëhet fjalë për manikyrin apo detaje të tjera. Kështu për sa i përket manikyrit shpesh preferoni të mbani manikyr me xixa apo me aplikacione të ndryshme të realizuara në perfeksion. Këshilla në këtë rast është të preferoni një manikyr me ngjyrat bazë neutro por nëse dëshironi mund të zgjidhni dhe një manikyr me peizazhe, dizajn kafshësh, objekte te ndryshme etj. Atë që detajet thonë për ju dhe që ju pëlqen të mbani në çdo moment. Shpesh preferoni të përshtatni bukur veshjen tuaj me manikyrin kështu ndjeheni më në trend dhe më të bukura.

Nëse jeni krijues

Nëse jeni një tip krijues kjo do te thotë se preferoni te rinovoni stilin tuaj ne çdo moment dhe për këtë jeni ne kërkim te një manikyri me detaje te reja dhe zbavitëse. Kështu mund te preferoni te mbani thonj metalike te cilat tërheqin shume vëmendjen dhe ju dhurojnë me shume shkëlqim ne duar. Këshilla ne këtë rast është te mos e teproni sepse ne te kundërt do te keni një pamje te renduar dhe aspak te bukur.

Nëse keni një stil romantik dhe femëror

Nëse jeni femra te cilat karakterizoheni nga ky stil kjo do te thotë qe padyshim jeni dashamirëse te një manikyri me lule apo me motive nga natyra te cilat flasin gjithmonë për një femër me një stil shume romantik. Për me tepër një manikyr te tille jeni ne gjendje ta kombinoni gjithmonë me ngjyra neutro, roze dhe pastel.