21:13 / E Enjte, 10 Tetor 2019 / indeksADMonline

“Mbani premtimet tuaja”, videoja që kishte 27 milionë shikime për 24 orë

Mos gënjeni, mos mashtroni dhe mos bëni premtime nëse e dini se nuk mund t’i mbani.

Një video e publikuar nga Jay Shetty, i cili është folës motivues, tregon më së miri se premtimi duhet mbajtur, sidomos premtimet që i bëhen fëmijëve, pasi që ata janë më të ndjeshëm në gjithçka, shkruan Indeksonline.

Videoja ka pasur 27 milionë shikime për 24 orë, dhe padyshim përcjell një mesazh të fortë.

Në video, fëmija e thërret babain në telefon, mirëpo ai në fillim nuk i’a hap. Pastaj e thërret gruaja e tij dhe i thotë se ti i premtove që do ta merrje, mirëpo ai i’a ktheu se tani nuk është prioriteti i tij që ta marrë atë, dhe se ai mund të pret.

Pas përfundimit të telefonatës, shokët e tij i tregojnë se, nëse fjalët janë të fuqishme dhe të artikuluara mirë, ato do t’ia ndryshojnë mendjen ndonjërit.

“Ju mund ta shkatërroni lumturinë e dikujt vetëm duke përdour fjalët”, vazhduan shokët.

Image result for son and father

Më pas babai u bind, dhe tha se do ta telefonojë të birin, por ata i’a morrën telefonin duke i thënë se “Fjalët kanë rëndësi vetëm nëse i mbështetni ato me veprime”.

“Fjalët mund të jenë fuqia juaj. Ti mund ta ndryshosh jetën tënde, ta frymëzoni kombin apo ta bëni botën një vend më të bukur. Nga goja jotë mund të del helm ose mund të shëroj një shpirt të thyer.”

“Kurrë mos lejoni që dielli të perëndojë në premtimet tuaja, pasi që fëmijët, kurrë nuk harrojnë.”

“Gjërat që ju lëndojnë juve duke u rritur si fëmijë, nuk duhet t’i përsërisni.”/Indeksonline/

Shikojeni videon e plotë: