11:20 / E Martë, 30 Janar 2018 / indeksADMonline

Mbani sytë ka qielli, nesër hëna do të bëhet e kuqe! (Foto)

Të mërkurën në mëngjes një ngjarje shumë e përfolur hënore do të ndodhë në qiellin e natës e njohur si “Super Blue Blood Moon”.

Termi “Hënë e Gjakut” përdoret për të përshkruar një eklips të përgjithshëm hënor, kjo shkakton që Hëna të kthejë një ngjyrë të kuqe të errët.

Kjo ndodh sa herë që Toka kalon drejtpërdrejtë midis Diellit dhe Hënës dhe Hëna bie në hijen e planetit tonë.

Hëna nuk del tërësisht e errët, megjithatë drita e diellit ende arrin të shkëlqejë mbi sipërfaqen hënore, por do të shfaqet kryesisht me ngjyrë të kuqërreme. /Indeksonline/

Temat: