Mbape shënon gol nga një pozicion i vështirë (VIDEO)

Kylian Mbappe është njëri prej futbollistëve më të mirë aktualisht në botë.
Ai tashmë njihet për shpejtësin që ka dhe golat e shumtë të shënuar për PSG-në dhe kombëtaren e Francës, shkruan Indeksonline.
Mbape është protagonist e një goli mjaft të bukur në miqësoren e sotme ndaj skuadrës japoneze Urawa.
PSG arriti të fitoj me rezultat 3-0, ku njërin nga golat e shënoi pikërisht Kylian Mbappe.
Ai shënoi gol nga një pozicion i pamunduar, fillimisht pasoi topin në mënyrë fantastike me thember te bashkëlojtari Juan Bernat, e pastaj morri përsëri topin dhe nga një kënd thuajse i vdekur arriti ta dërgonte topin në rrjet.
Ky gol i Mbapes ka është bërë viral në rrjetet sociale, pasi ka habitur tifozët e futbollit në gjithë botën./Indeksonline/