Mbappe arrin në Jeddah, i gatshëm për ”El Clasico”
Ditët e fundit ka pasur raportime se Kylian Mbappe nuk do të jetë i gatshëm për të luajtur në finalen e Superkupës së Spanjës.
Megjithatë, sulmuesi francez tashmë ka mbërritur në Jeddah, ku do të zhvillohet ndeshja finale, shkruan IndeksOnline.
Ashtu sic tha edhe mbrëmë trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, Mbappe është në gjendje të mirë fizike dhe do të jetë i gatshëm për “El Clasico” ndaj Barcelonës, që luhet të dielën.
Prania e tij pritet të jetë një përforcim i madh për skuadrën, duke marrë parasysh rëndësinë dhe peshën e finales.
Kështu, pavarësisht spekulimeve fillestare, gjithçka tregon se ylli francez do të jetë në dispozicion për një nga përballjet më të mëdha të futbollit spanjoll.
Kujtojmë që Mbappe nuk luajti në ndeshjen gjysëmfinale ndaj Atletiko Madridit, ku Reali fitoi me rezultat 2-1./IndeksOnline/
Kylian Mbappé arrived to Jeddah 📍 pic.twitter.com/DgExnCBngD
— Mια 🐼 (@soumia274) January 9, 2026

