Mbappe dhe Bellingham “heronjtë” të Xabi Alonsos, ia sigurojnë fitoren ndaj Sevillas
Skuadra e Real Madridit shënon fitoren e radhës në La Liga, pasi mposhti 2:0 Sevillan në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të.
Golat për ekipin madrilen i shënuan: Jude Bellingham dhe Kylian Mbappe, shkruan Indeksonline
Skuadra mysafire, mbeti me një lojtar më pak në fushë, pasi Marcao u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Me fitore, Real Madridi shkon në kuotën e 42 pikëve në pozitën e dytë, një më pak se lideri, Barcelona (që ka një ndeshje më pak)./Indeksonline/

