75 Mall Live Search
11:01 / E Enjte, 30 Prill 2020 / indeksADMonline

Mbappe dhe mesazhi engimatik: Të gjithë flasin, por…

Kylian Mbappe është një nga lojtarët më të kërkuar në merkato, me Real Madrid që e ka vënë në shënjestër prej kohësh.

Është folur shumë mbi të ardhmen e sulmuesit të Paris Saint-Germain gjatë këtyre javëve, edhe për shkak të vendimit të supozuar të lojtarit për të mos rinovuar kontratën që skadon në vitin 2022.

Gjatë këtyre orëve, Mbappe ka publikuar një mesazh enigmatik në profilin e tij në Twitter.

“Të gjithë flasin, por askush nuk di. Më mungon skuadra ime”, ka shkruar francezi.

Fjalë që duket se rinovojnë paktin e dashurisë mes sulmuesit dhe klubit parisien, duke larguar kështu zërat e merkatos. /IndeksOnline/