75 Mall Live Search
08:40 / E Enjte, 20 Shkurt 2025 / G T

Mbappe: E dua Atleticon, e kemi më afër!

Skuadra e Real Madridit është kualifikuar tutje në UEFA Champions League, pasi mposhti Manchester Cityn e Pep Guardiolas në dy ndeshje.

Kylian Mbappe shënoi hat-trik mbrëmë në “Santiago Bernabeu” duke treguar formë të jashtëzakonshme, shkruan Indeksonline

Pas ndeshjes, sulmuesi francez u pyet se cilin kundërshtar e preferon në raundin tjetër të Ligës së Kampionëve.

“Bayer Leverkusen apo Atletico Madrid? Unë preferoj Atleticon, është më afër…”, u shpreh Mbappe.

Kujtojmë se pikërisht këto dy skuadra janë kundërshtarët e mundshëm të Realit. Të premten hedhet shorti dhe do mësohet faza e 1/8 së finales./Indeksonline/