Mbappe edhe zyrtarisht “10shi”i ri i Realit

Real Madridi tashmë ka një numër 10 të ri.
Dhe ai është ylli francez, Kylian Mbappe i cili do ta bartë këtë numër pas largimit të Luka Modriqit drejt Milanit.
Kjo është konfirmuar në faqen zyrtare të klubit madrilen, të cilët shihet Mbappe me numrin e tij të ri në rubrikën e lojtarëve.
Për Mbappen, numri 10 nuk është diçka e re pasi që këtë numër e mban edhe te Kombëtarja e Francës.

Se a do t’i sjell fat Mbappes në sezonin e ri, kjo mbetet të shihet.
Mbappe, sezonin e tij të parë në kryeqytetin spanjoll, bëri 59 paraqitje ku shënoi 44 gola.
Ndonëse kishte sezon të mirë individual, ai nuk arriti të fitonte ndonjë trofe./IndeksOnline/