75 Mall Live Search
19:55 / E Hënë, 31 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Mbappe ”eliminon” Ronaldon nga dhoma e tij

Nuk ka dyshim se i riu francez, Kylian Mbappe është njëri prej talentëve më të mëdhenj në ditët e sotme në futboll.

Për ta festuar vitin e mrekullueshëm, 18, ai publikoi një fotografi ikonike në Instagram, që ngjalli mjaft reagime.

Mbappe më herët publikoi një foto të ngjashme që tregonte dhomën e tij, ku në murin e saj, ishte fotografia e Cristiano Ronaldos, transmeeton IndeksOnline.

Tani, ai e ka ri-krijoi këtë fotografi, por kësaj radhe, ai i ka larguar fotot e Cristiano Ronaldos.

Fotot e portugezit, Mbappe i ka zëvendësuar me fotografitë e tij duke i shijuar momentet më të mira këtë vit.

Konkretisht, fotot e Ronaldos, sulmuesi i PSG-s i ka zëvendësuar me ato duke festuar triumfin në Ligue 1./IndeksOnline/