75 Mall Live Search
23:42 / E Diele, 25 Maj 2025 / G T

Mbappe fiton “Pichichin”, kundërshtari i tij Lewandowski: Më e rëndësishme është La Liga

Sulmuesi polak, Robert Lewandowski shënoi dy gola në ndeshjen e fundit të këtij sezoni në La Liga, duke shkuar në kuotën e 27 shënimeve.

I duheshin edhe katër gola tjerë, për ta “kapur” Kylian Mbappen, por nuk ia arriti dhe çmimi “Pichichi” shkoi te sulmuesi francez me 31 gola, shkruan Indeksonline

Lewa u pyet nga gazetarët në lidhje me këtë çmim, por ai u përgjigj se La Liga është më e vlefshme.

 “Çmimi i golashënuesit më të mirë? Gjëja më e rëndësishme për mua është që ne e fituam La Liga”, u shpreh Lewa.

Kujtojmë që Barcelona u shpall kampion i këtij sezoni në La Liga./Indeksonline/