75 Mall Live Search
21:40 / E Hënë, 01 Korrik 2024 / Gj. Sh

Mbappe flet për maskën: E bezdisshme

Në raundin e parë të ndeshjeve të fazës së grupeve, futbollisti Kylian Mbappe, mori një goditje të rëndë në fytyrë dhe pësoi thyerje të hundës.

Mirëpo kjo gjë nuk e ndaloi që ai të merrte pjesë në ndeshjet e rradhës, por me një kusht: Në çdo ndeshje të vendosë maskë në mënyrë që të mbrojë hundën.

Për këtë ai ka folur së fundmi teksa ka treguar se maska që vendos po ia bën shumë herë më të vështirë jetën në fushë:

“Nuk e mendoja kështu, por të luash me maskë është një tmerr absolut. Ndryshova sepse kishte gjëra që nuk ishin në rregull. Është vërtet e ndërlikuar sepse kufizon shikimin, djersa mbetet e bllokuar, kështu që duhet ta hiqni që ajo të rrjedhë. Ditët e para kisha përshtypjen se isha në 3D dhe se isha i ftuar në Euro si VIP…

Pashë njerëzit dhe kisha përshtypjen se nuk isha unë që luaja. Sa më shpejt që të mund ta heq, do ta heq. Tani nuk kam zgjidhje, nuk do të luaj pa të. Është e bezdisshme. E patë që e ndryshova pesë herë, por nuk kishte për të gjitha foto, ndryshova më shumë se kaq. Gara ime do të jetë e tillë dhe nuk do të jetë një justifikim, sepse unë mund të luaj vetëm kështu, më duhet të them faleminderit për maskën.”