75 Mall Live Search
14:48 / E Hënë, 19 Janar 2026 / OSH

Mbappe flet për Xabi Alonson: Doja ta mbështesja, por…

Kylian Mbappe ka folur në konferencë për media para ndeshjes me Monacon. Ylli francez ka folur për largimin e Xabi Alonsos.

“Të thuash që Xabi Alonso nuk ka pasur sukses te Real Madridi është e pavërtetë. Ai u largua para se të vendoseshin titujt. Xabi do të jetë një trajner fantastik. Kam një marrëdhënie të shkëlqyer me të dhe i uroj gjithë të mirat. Ai di shumë për futbollin modern, është një vendim që klubi mori dhe duhet ta respektojmë. Tani kemi një trajner të ri që duhet ta mbështesim. Doja ta mbështesja sepse nuk është kurrë e lehtë. Nuk është përgjegjësia ime të them nëse është e drejtë apo e padrejtë. Ky është futbolli. Është jeta në botën e futbollit të nivelit të lartë. Ne duhet ta mbrojmë stemën e Real Madridit” ka thënë Mbappe./Indeksonline/