Mbappe flet përsëri për rivalitetin e tij me Neymar
Sulmuesi i Paris Saint Germain, Kylian Mbappe ka folur përsëri për marrëdhëniet e tij me shokun e skuadrës, Neymarin.
Mbappe ka treguar se ai ka mbetur i njëjti dhe nuk ka ndryshuar ‘Njerëzit mendojnë se Kylian ka ndryshuar, por jo. Unë luaj që të jem vendimtar dhe i rëndësishëm për ekipin. Kur të jeni shtatëmbëdhjetë apo tetëmbëdhjetë, guxoni më pak sepse nuk keni treguar asgjë akoma, duhet të respektoni një hierarki të caktuar dhe ta kaloni topin te më i forti. Tani topi më është dhënë mua dhe unë përfitoj më shumë nga kjo’.
Kurse i pyetur nëse ka rivalitet me Neymarin ai ka thënë që atë e ka shok të skuadrës dhe po ashtu Neymar është ylli i PSG-së, ‘Unë u trondita kur dëgjova këto histori’ tha Mbappe kur u pyet për rivalitetin.
Mbappe është duke kaluar një sezon mjaftë të mirë duke shënuar kështu 18 gola dhe ka siguruar 9 asistime në të gjitha garat për skuadrën parisiene./Indeksonline/.