Mbappe flet përsëri për të ardhmen e tij

Kylian Mbappe ka qenë kryetema e mediave ndërkombëtare javët e fundit.
Futbollisti francez ditë më parë i ka dërguar letër klubit të PSG-së, ku e ka njoftuar se nuk do të vazhdoi kontratën e cila skadon më 30 qershor të vitit 2024, shkruan IndeksOnline.
Menjëherë pas kësaj letre, nga klubi parisien ka ardhur një përgjigjeje ku thuhet se janë të gatshëm ta shesin Mbappen gjatë afatit kalimtar veror, në mënyrë që të mos e humbin pa fituar asgjë në fund të sezonit të ardhshëm.
Shuma e cila kërkon PSG-ja për 24-vjeçarin është së paku 150 milionë euro.
Por përkundër kësaj, ylli francez ka bërë të qartë se nuk dëshiron të largohet nga PSG-ja, dhe do ta përfundoj edhe vitin e fundit të kontratës.
“E kam thënë tashmë se do të qëndroj te PSG. Një gjë të tillë e kam thënë përpara se të krijohej gjithë kjo zhurmë. Mos të harrojmë se gjatë një viti ndodhin shumë gjëra. Sidomos në një klub si PSG”, deklaroi Mbappe.
Mbappe prej kohësh është i lidhur me një kalim te Real Madridi, ku presidenti Florentino Perez e ka bërë të qartë disa herë se e dëshiron transferimin e tij në “Santiago Bernabeu”.
“Do të firmosim me Mbappe, por jo gjatë kësaj merkato verore”, ka deklaruar Perez disa ditë më parë./IndeksOnline/