75 Mall Live Search
10:28 / E Diele, 05 Mars 2023 / Gj. Sh

Mbappe futet në historinë e PSG-së

Kylian Mbappe u kthye në golashënuesin më të mirë të të gjitha kohërave te PSG me golin e realizuar ndaj Nantes. Edhe pse vetëm 24 vjeç, ylli francez parakaloi Edinson Cavanin dhe kryeson i vetëm me 201 gola.

Statistika e veçantë mund të përmirësohet akoma. “

Unë jam këtu për të shkruar historinë, por ajo që më intereson më shumë janë objektivat e ekipit. E kam shijuar çdo moment këtu. Jam përmirësuar si futbollist. Kam ndryshuar shumë, shumë…

Erdha te PSG si një lojtar i ri. Isha i talentuar, por ende shumë i ri. Kam mësuar shumë këtu edhe në aspektin njerëzor. Unë jam parizien, është diçka e veçantë të luaj për PSG-në”, deklaroi sulmuesi.