09:25 / E Mërkurë, 27 Maj 2020 / indeksADMonline

Mbappe i afrohet Liverpoolit: Janë klubi më i çmendur në botë, Klopp s’është normal!

Kylian Mbappe ka bërë edhe një deklaratë me të cilën i afrohet kalimit te Liverpoolit.

Superylli i PSG-së ka thënë se Klopp është trajneri më i mirë në botë dhe se Liverpooli është një skuadër që ngjanë me një makineri golash.

Ylli francez ka thënë se loja që e bën Liverpooli të bën të duket se futbolli është një sport shumë i lehtë për të luajtur.

“Liverpooli është klubi më i çmendur në botë. Ata kanë bërë që të mendohet se fitimi i një titulli është shumë i lehtë, por në fakt kurrë nuk është ashtu.

Performancat që ka bërë Liverpooli këtë edicion nuk janë normale. Kanë qenë të pamëshirshëm ndaj të gjithëve dhe të luash kështu është meritë e një supertrajneri. Mendoj se Klopp është më i miri” ka thënë Mbappe./Indeksonline/