Mbappe i gatshëm për ndeshjen ndaj Juventusit

Futbollisti Kylian Mbappe, si duket ka lënën pas sëmundjen.
Sipas AS, ai do të jetë i gatshëm të luaj kundër Juventusit, në 1/8 e finales së Kupës së Botës, shkruan IndeksOnline.
Ndeshje kjo e cila zhvillohet të martën me datë 1 korrik.
Trajneri i ”mbretërve”, Xabi Alonso para disa ditësh kishte deklaruar se francezi është lojtar i rëndësishëm dhe do të dëshironte ta kishte në dispozicion sa më parë.
“Ne kemi nevojë për të dhe duam që ai të kthehet sa më shpejt të jetë e mundur dhe në gjendjen më të mirë. Nuk dua të jem optimist dhe të shkoj përpara të martës, por ne kemi nevojë për të sepse ai është një lojtar i mirë, një nga më të mirët në botë. Shpresojmë ta kemi atë përsëri.”, ka deklaruar Alonso