75 Mall Live Search
11:30 / E Hënë, 13 Shkurt 2023 / shkelqim osmanaj

Mbappe i gatshëm të luaj kundër Bayernit? Kthehet në stërvitje pas lëndimit

Para ca javësh, u raportua se një lëndim muskulor që pësoi Kylian Mbappe ndaj Montepellier do ta mbante jashtë fushës për tre javë. Kështu duke humbur edhe ndeshjen kundër Bayern Munich në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Mirpo, ky dëmtim nuk e ka ndalur francezin, ai është rikthyer në stërvitje dy ditë para ndeshjes kundër Bayernit dhe para fazës së rikuperimit, transmeton IndeksOnline.

Prezenca e 24-vjecarit në stërvitjet e ditës së djeshme më klubin, kanë bërë që tifozët e PSG-së të shpresojnë se ai do të jetë gati për ndeshjen kundër ekipit gjerman që do të zhvillohet të martën. /IndeksOnline/