Mbappé i kërkoi falje lojtarit të Alavesit për ndërhyrjen e tij në ndeshjen e djeshme

Kylian Mbappe mori dje një karton të kuq për ndeshjen ndaj Alavesit.
Kjo vjen pasi që francezi kishte bërë një ndërhyrje të tmerrshme ndaj ish-lojtarit të Realit, Antonio Blanco.
Spanjolli, po ashtu tregoi se Mbappe i kishe kërkuar falje për atë ndërhyrje ndaj tij.
“Ishte një ndërhyrje e vështirë, por ai kërkoi falje, që është gjëja më e rëndësishme”, u shpreh Blanco.
Ndonëse kishte mbetur Reali me 10 lojtarë, ata arritën të fitonin ndeshjen në “Mendizorroza” me rezultat 0-1.
Mbappe, si pasojë e kësaj do të mungojë në ndeshjen e rradhës në La Liga ndaj Athletic Bilbaos, ndërsa po ashtu e pret një ndeshje e vështirë këtë të mërkurë ndaj Arsenalit./IndeksOnline/