Mbappe i vë kushte PSG-së për shitjen e tij, i kërkon miliona euro

Kylian Mbappe mund të largohet nga PSG-ja gjatë afatit kalimtar veror, me Real Madridin i cili është destinacioni i parë.
Ylli francez ka kontratë deri në qershor të vitit 2024, dhe disa herë ka bërë me dije se do të qëndroj deri në përfundimin e saj, shkruan IndeksOnline.
Por gazeta spanjoll “Marca”, raporton se Mbappe do të pranonte të largohet gjatë verës vetëm nëse PSG-ja do të ja jepte 150 milionë euro që i janë premtuar në kontratën e tij.
Nëse kjo kërkesë nuk do të përmbushet nga klubi francez, 24-vjeçari do të qëndroj në Paris deri në vitin 2024./IndeksOnline/