75 Mall Live Search
09:08 / E Enjte, 09 Mars 2023 / B O

Mbappe indirekt njofton se mund të ndahet me PSG-në: Të fitojmë ligën dhe më pas…!

Kylian Mbappe ka qenë futbollisti më i kërkuar nga gazetarët për intervistë pas eliminimit të PSG-së nga Bayerni.

Ylli francez është pyetur për të ardhmen e tij dhe ai ka lënë të nënkuptohet se mund të ndahet me PSG-në pas këtij sezoni.

“Një tjetër zhgënjim. Deri kur? Nuk e di! Këtë sezon tani gjëja më e rëndësishme është të fitojmë ligën dhe më pas do të shohim” ka thënë Mbappe.

Në prononcimin e tij ylli francez ka lënën të nënkuptohet se do ta rishqyrtoj të ardhmen në fund të sezonit./Indeksonline/