Mbappe kujton sulmuesin argjentinas në pesë vjetorin e vdekjes tragjike

Sot janë mbushur pesë vite që kur sulmuesi, Emiliano Sala ka vdekur tragjikisht.
Sulmuesi argjentinas vdiq pasi avioni privat u përplas në Kanalin Anglez derisa po e kompletonte transferimin e tij nga skuadra franceze e Nantes te Cardiff City, shkruan IndeksOnline.
E në këtë përvjetor, ylli i PSG-së, Kylian Mbappe ka përkujtuar ish-futbollistin e Nantes.
Francezi postoi një fotografi në profilin e tij në Instagram, ku shihet së bashku me Emiliano Sala./IndeksOnline/
