Mbappe lë pas të kaluarën, e uron PSG-në për fitimin e Ligës së Kampionëve

Kylian Mbappe është ndoshta futbollisti më i pafat këtë vit.
Sulmuesi francez, verën e kaluar u largua nga PSG te Real Madridi, duke shpresuar ta fitonte Ligën e Kampionëve, shkruan IndeksOnline.
Por fati nuk ishte me anën e tij, Reali u eliminua në çerekfinale, derisa PSg u kurorëzua me titullin e kampionit.
Menjëherë pasi PSG fitoi trofeun e Ligës së Kampionëve, Mbappe përmes një story në Instagram, e uroi ish-skuadrën e tij, duke lënë prapa edhe problemet që ka pasur me pagën.
“Dita e madhe më në fund ka mbërritur, super fitore dhe me mënyrën e të gjithë klubit. Urime PSG-së”, ka shkruar Mbappe./IndeksOnline/
