75 Mall Live Search
21:27 / E Premte, 26 Dhjetor 2025 / Gj Sh

Mbappe me fanellën e Marokos shfaqet në Kupën e Afrikës

Kylian Mbappe po ndjek nga afër ndeshjen e Kupës së Afrikës, mes Morokos dhe Malit.

Futbollisti i Real Madridit është i ftuar special nga ish-shoku i tij te PSG, Achraf Hakimi, shkruan IndeksOnline.

Ai është i pranishëm në stadiumin ”Prince Moulay Abdallah”, në Rabat, duke shijuar atmosferën fantastike.

Hakimi nuk është në 11-shen startuese të Marokos, por sulmuesi francez aktualisht po e shikon shokun e tij te Real Madridi, Brahim Diaz, i cili është titullar.

Mbappe u shfaq në ekranin e stadiumit, ku u morri përkrahje nga tifozët e pranishëm./IndeksOnline/