Mbappe me një videomesazh konfirmon largimin nga PSG

Kylian Mbappe ka folur për herë të parë publikisht për të ardhmen e tij.
Ylli francez e ka konfirmuar se do të largohet në fund të sezonit, kur i skadon kontrata me 30 qershor, shkruan IndeksOnline.
Ai do të përshendetet me futbollistët dhe tifozët e PSG-së ditën e diel në ndeshjen ndaj Toulouse.
Ende nuk dihet klbui i ri i Mbappes, me Real Madridin që raportohet se ka arritur marrëveshje personale me sulmuesin francez./IndeksOnline/