Mbappe mungon ndaj Real Sociedadit

Real Madridi do të duhet të bëjë pa tre yjet kryesorë në ndeshjen e sotme të Kupës së Mbretit.
Pas Valverdes dhe Courtoisit, tashmë do të mungojë edhe ylli francez Kylian Mbappe.
Mirëpo fatmirësisht nuk ka të bëjë me ndonjë lëndim të francezit, pasi që do të mungojë për shkak të një problemi dentar.
Kujtojmë se ndeshja midis Real Socidedadit dhe Real Madridit, do të zhvillohet sonte në “Reale Arena”, në orën 21:30./IndeksOnline