75 Mall Live Search
17:53 / E Martë, 17 Qershor 2025 / MSH

Mbappe në dilemë për ndeshjen e nesërme në Botërorin e Klubeve

Kylian Mbappe ka dyshimet e tij për të luajtur nesër ndaj Al-Hilalit.

Francezi ka temperaturë dhe nuk ka marrë pjesë në stërvitjet e ekipit, shkruan IndeksOnline.

Real Madridi nesër luan ndeshjen e parë në Botërorin e Klubeve dhe mungesa e Mbappes do të ishte e dukshme për djemtë e Xabi Alonsos.

Mbetet të shihet nëse do të ketë përmirësime gjendja shëndetësore e sulmuesit 26-vjeçar./IndeksOnline/