75 Mall Live Search
17:10 / E Enjte, 05 Shtator 2024 / Gj. Sh

Mbappe nga Franca flet për përshtatjen e tij te Real Madridi

Kylian Mbappe gjatë verës u transferua te Real Madridi, pasi i skadoi kontrata me PSG-në.

Ylli francez nuk tregoi aq sa pritej prej tij në fillimin e sezonit të ri, ku golin e parë në La Liga e gjeti vetëm pas katër ndeshjeve, shkruan IndeksOnline.

Mbappe është rikthyer në Francë, ku do të luaj për kombëtaren kundër Italisë, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombëve.

Në prag të ndeshjes, 25-vjeçari foli për muajt e parë te Real Madridi dhe përshtatjen e tij te klubi mbretëror.

“Shumë i lumtur që jam në Real Madrid. Gjithçka po funksionon shumë mirë. Performanca ime po përmirësohet pak nga pak. Unë kam shënuar, kështu që gjërat po funksionojnë. “Unë vij me të njëjtën energji si gjithmonë te skuadra franceze.”, deklaroi Mbappe.

Ai foli edhe për rikthimin e tij në qytetin e Parisit dhe stadiumin ”Parc de Prince”.

“Unë vij gjithmonë për të fituar për skuadrën franceze. “Jam i lumtur që jam në Madrid, por kënaqësia ime për të qenë me Les Bleus nuk ka ndryshuar.

Stadiumi është i veçantë. Kam kaluar shumë vite këtu dhe kam shumë kujtime. Është stadiumi që unë e njoh më së miri në karrierën time për momentin. Kam vetëm kujtime të mira me familjen time, me lojtarët. Nuk pres shumë nga pritja e nesërme. Gjëja më e rëndësishme është të fitojmë dhe të nisim mirë Kombet.”, tha sulmuesi francez./IndeksOnline/