Mbappe nuk i pasoi topin, ky ishte reagimi i Jude Bellingham-it

Një video po qarkullon në rrjetet sociale ku shihet si protagonist, Jude Bellingham.
Mesfushori i Kombëtares së Anglisë në një moment u pa shumë i nervozuar, kjo për shkak se bashkëlojtari i tij, Kylian Mbappe nuk ia pasoi topin, shkruan Indeksonline
Mbappe vendosi të bënte një depërtim dhe më pas doli së bashku me topin jashtë vijës fundore.
Në këtë video, shihet se si Bellingham ishte tejet i nervozuar dhe bënte me duar.
Kujtojmë se Mbappe nuk ndeshjen e mbrëmshme ndaj Bilbaos humbi penalltinë, kurse Bellingham shënoi një gol./Indeksonline/
— Out Of Context Football (@nocontextfooty) December 5, 2024