75 Mall Live Search
07:30 / E Enjte, 17 Shkurt 2022 / AR

“Mbappe pavarësisht festës, do te largohet nga PSG”

Tifozët e PSG-së ende shpresojnë që ai do të qëndrojë në Parkun e Princave.

Kylian Mbappe ishte njëri prej protagonistëve në ndeshjen e 1/8-ës së finales në Ligën e Kampionëve kundër Real Madridit, si brenda ashtu edhe jashtë fushës.

Në fokus ishin po ashtu edhe Lionel Messi dhe Karim Benzema, por 23 vjeçari eklipsoi të tjerët gjatë kësaj nate. Lëvdata për ndeshjen e kampionit botëror erdhën nga të dyja skuadrat, përfshirë, natyrisht edhe Real Madridin të cilët shpresojnë që ai të vishet bardh në sezonin e ri.

Tifozët PSG-së e shohin largimin e Mbappes si të vështirë, për momentin, kurse ata po llogarisin edhe në gjestin pozitiv të yllit të tyre, siç ishte ai kur e shënoi golin e bukur të martën, duke bërë me duar se ai i takon atij vendi, pra Parkut të Princave.

Gjatë tërë historisë 50 vjeçare, klubi francez ka pasur lojtarë të cilët janë bërë legjenda, jo vetëm për shkak se ata u rritën nga fundi për të pasur sukses, siç janë Luis Fernandez apo ata që erdhën për t’u adhuruar nga tifozët si Rai apo Zlatan Ibrahimovic apo Edinson Cavani.

Mbappe, megjithatë, kombinon të gjitha elementet: ai është një lojtar që është rritur në atë vend dhe ai është më i mirë, e cila gjë është arsyeja pse skuadra nga Parku i Princave dëshiron ta mbajë atë, ashtu sikurse drejtorët e klubit.

Henry është tifozë i Mbappes

Njëri ndër tifozët më të mëdhenj të sulmuesit me më se shumti gola në histori të futbollit francez, Thierry Henry, ka komentuar britmat e gëzimit të Mbappes pas golit të cilat u bënë virale në rrjetet sociale. Festa e Mbappes kundër Rennes në vikend, kur ai shënojë, janë shenja të mira për ish sulmuesin e Arsenalit.

“Pak njerëz me kanë bërë që të ngritëm nga vendi apo të bërtas në atë mënyrë, siç e keni parë”, tha Henry.

“Por, ka disa gjëra që ju dëshironi t’i shihni, për këtë arsye lëshoni televizionin, t’i shohësh djemtë duke kthyer situatën në favor të atillë është mahnitëse. Duhet të shfrytëzosh sa më shumë mundësi, por çfarë nate ishte, çfarë goli! Jam i sigurt se nuk do të jetë i fundit”.

Ferland Mendy dhe Carlo Ancelotti nga Real Madridi janë disa nga ata që e lavdëruan Mbappen pas kësaj ndeshje, derisa trajneri i tij, Mauricio Pochettino kuptohet ishte më i kënaqur. Ish lojtari i PSG-së, Jerome Rothen tha se pavarësisht ku do të jetë ai sezonin e ardhshëm, për Mbappen ky ishte më i miri.

“E vërteta është që ndjeva se kisha luajtur një sport tjetër”, tha Rothen për RMC.

“Ai bën gjëra të mahnitshme. Ai e nxjerr PSG-në nga problemi. Ata duhet të luajnë edhe për Kylianin. Ai duhet të bëhet lider në sulm. Pavarësisht ku do të luan ai në Madrid apo PSG, ai është më i miri”.

PSG, në anën tjetër, po përpiqet për ta dërguar një mesazh qetësie. Ata e dinë se janë rrugës së kualifikimit për në çerekfinale, por ata nuk duhet ta marrin këtë gjë të garantuar. Ata kanë dështuar në këtë fazë edhe më parë, kështu që duhet të bëjnë të pamundurën që të luajnë mirë edhe në Bernabeu, në mënyrë që ta marrin një biletë për në rrethin tjetër.

Paraqitja e Mbappes ka rritur shpresat të tifozët se sulmuesi mund ta ndryshojë mendimin nëse ai arrin që ta fitojë Ligën e Kampionëve me PSG dhe do të qëndrojë edhe vitin tjetër.

Megjithatë, fjalët e Henrys, i cili ka treguar se ka pasur një bisedë me lojtarin para ndeshjes për ta motivuar atë duke i rikujtuar atij se skuadra e tij sot është PSG, e që është realitet për tifozët.

“Ishte e komplikuar për mua të jem francez për shkak se unë dëshiroja që të qëndroja në këtë ligë dhe në një skuadër si kjo, por për mua, nëse ata dëshirojnë ta Mbappen, ata është dashur ta bëjnë këtë dy vite më parë. Ata nuk i treguan shumë dashuri atij. Tani, një tjetër skuadër e bënë këtë dhe unë nuk mendoj se do të qendrojë”, tha Henry.

Mbappe, nga ana e tij, foli për golin e tij pas ndeshjes, duke treguar atë çfarë mendon duke treguar edhe qëllimet e skuadrës së tij.

“E kisha përparësinë të hyjë në zonë shpejt dhe ta kontrolloja destinacionin e topit”, tha Mbappe.

“militao dhe Luca hezituan, ata nuk e ditën që të vinë afër meje, ndoshta për shkak se nuk dëshironin që të shkaktojnë penallti prapë, por unë e dija çfarë do të bëja”.

“Dëshiroja që të gjendem në një pozitë të mirë para Courtois, kështu që kalova të dy lojtarët e Madridit dhe arrita ta fusë topin nën këmbët e Courtois”.