09:06 / E Enjte, 09 Janar 2020 / indeksADMonline

Mbappe për pak sa nuk shënoi golin më të bukur të karrierës

Mbrëmë PSG mposhti St Etienne me rezultat 6-1 në ndeshjen e Kupës së Francës, duke kaluar në gjysmëfinale.

Mbappe ishte shumë pranë të shënonte njërin nga golat më të bukur të karrierës së tij.

Ylli francez provoi një “rabona”, por topi shkoi shumë pranë portës.

Megjithatë, 21 vjeçari shënoi një gol në këtë ndeshje, ku Icardi ishte i shkëlqyeshëm. /IndeksOnline/