75 Mall Live Search
08:28 / E Diele, 25 Janar 2026 / L A

Mbappe për penalltinë e tij: “Panenka” ime ishte për Brahim Diazin

Reali mbrëmë arriti një fitore të rëndësishme në La Liga.

Ata mposhtën Villarrealin, me rezultat 0-2 në “Estadio de la Ceramica” pas dy golave të Kylian Mbappes.

Njërin nga këto gola e shënoi nga penalltia me stilin “Panenka”, ku pati një dedikim të veçantë.

“Penalltia ime panenka ishte për Brahim Diazin”, tha Mbappe.

Brahim Diaz, bëri gjiron e botës pasi që humbi penalltinë në minutat e fundit në finalen e “Kupës së Afrikës”, pasi që ju mbrojt “Panenka” nga Edouard Mendy./IndeksOnline/